Report TV - Pamjet me dylbi, ja si hidhen gurë nga selia e PD drejt parlamentit

  • 5 years ago
Në tarracën e selisë së Partisë Demokratike, që ndodhet ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë, kanë hipur persona që qëllojnë me gurë, hedhin kapsollë, shashka e tymuese në drejtim të parlamentit. Policia nga ana tjetër e selisë, ka munguar të shmangë situatën duke përdorur autobotët me ujë me presion.

Në oborrin e PD-së janë djegur goma makinash, ndërsa në këto pamje të veçanta që disponon Report Tv, shihen protestuesit mbi tarracë, të maskuar, teksa hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të Parlamentit. Ata janë pikasur me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës së gjashtë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë Rama.

Para Kuvendit u tentua disa herë të çahet kordoni i Policisë i vendosur në radhë të parë për të siguruar godinën e institucionit të Kuvendit, ku brenda tij mbahet seancë plenare.

Recommended