Report TV - Informatori i Rinasit, si ja 'serviri' grabitësve valixhet me paratë e bankave
  • 5 years ago
Hasan Kanaci është kapur nga kamerat teksa është në pistë pranë avionit tiranë ienë ku do të ngarkoheshin bagazhet. nga veprimet ka shkelje të procedurës që ka qenë e miratuar. hetuesit shprehen se është faktuar një veprim i dyshimtë i 9 prillit, në momentin e ngarkimit tq bagazheve vlerat monetare sipas procedurës vendosen të fundit, në 1-2 minuta dhe dera mbyllet menjëherë.

Hasan Kanaci i arrestuar së fundi dhe i lënë në masë arresti me burg me dyshimin se është personi që ka informuar nga brenda aeroportit, grupin e grabitësve të 9 prillit në Rinas, ka bërë qëllimisht veprime që kanë lehtësuar autorët të marrin 4.6 milionë euro, vlera monetare të bankave të nivelit të dytë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Hasan Kanaci më 9 prill është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa ndodhet në pistën e avionit. Ai ishte me post shef i kargos, dhe me qëllim ditën e grabitjes ka shkelur procedurën, duke ndryshuar radhën e ngarkesave për në barkun e avionit Tiranë-Vienë. Sipas procedurës, vlerat monetare janë të fundit që vihen, pas bagazheve të pasagjerëve, dhe më tej bëhet në pak minuta edhe mbyllja e derës së avionit. Por më 9 prill, pamjet tregojnë se në fillim futen disa valixhe qytetarësh, më tej futen thasët me para, dera rri hapur gjatë, dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëve. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit, pesë personat që u dutën në pistë me një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" dhe realizuan grabitjen spektakolare.
Recommended