Report TV - 'FBI-ja' shqiptare/ Si do trajnohen, vëzhgohen hetuesit e SPAK-ut

  • 5 years ago
Ashtu siç Byroja Kombëtare e Hetimit është projektuar e ngjashme me FBI-në, edhe hetuesit e Byrosë duhet të jenë të trajnuar dhe të përgatitur si agjentët e Byrosë Federale të Hetimit. Hetuesit e BKH duhet t?u përgjigjen pritshmërive të shqiptarëve dhe ndërkombëtare për shembjen e murit të pandeshkueshmërisë në Shqipëri, duke kopsitur dosjet për kokat e krimit dhe korrupsionit, për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Në këtë kuadër, ligji për SPAK-un ka parashikuar që një kandidat për t?u bërë hetues i BKH duhet t?i nënshtrohet një regjimi të rreptë trajnimi dhe arsimimi, në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfshihen një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar. Ashtu siç operohet gjatë rekrutimin e agjentëve të FBI-së, edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të jenë jo vetëm aftë për hetime, por edhe të fortë fizikisht. Kandidatët do t?i nënshtrohen një provimi me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik. Më pas, do t?i nënshtrohen një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit. Gjithashtu ata do të zhvillojnë një intervistë me gojë para një komisioni që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t?i komunikuar idetë me efiçencë. Kandidatët për hetues të Byrosë do t?i nënshtrohen edhe një testimi të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike. Gjithashtu, kandidatët do t?i nënshtrohen edhe një hetimit mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar, nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale, ka ose jo kontakte të përshtatshme etj.

Recommended