RTV Ora - SHBA: SPAK heton të fortët, hetuesit do të trajnohen në zyrat e FBI-së
  • 5 years ago
#rtvora

Vjeshta duket se do të shënojë nisjen e hetimeve për zyrtarët e lartë dhe të ashtuquajtur të fortë. Përmes një videomesazhi ambasada e SHBA-së shprehet se anëtarët e SPAK do të trajnohen nga FBI dhe do të jenë të aftë të dërgojnë para gjykatës ata që deri dje konsideroheshin të paprekshëm.

Institucionet e reja të drejtësisë duket se shumë shpejt do të nisin detyrën.

Ambasada amerikane gjatë këtyre ditëve është treguar mjaft active në dhënien e mesazheve, ku nënvizohet se tashmë askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Këtë herë përmes një videomesazhi është shpjeguar se çfarë është SPAK dhe detyrat që do të ketë.

Madje anëtarët e SPAK do të trajnohen në Akademinë e FBI në Virxhinia.

Funksionimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është e mirëmenduar dhe në mbikqyrjen e plotë prej ndërkombëtarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shba-hetuesit-e-bkh-se-njesoj-si-fbi-amerikane-hetim-zyrtareve-te-larte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended