SPAK heton kujdesin shëndetësor, sekuestrohen dosjet e tenderave të periudhës së Vjollca Brahos

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

SPAK nis hetimin e tenderave në ISKDSH. Mësohet se ekspertët kanë sekuestruar dosjet e periudhës kur në drejtim ishte Vjollca Braho, por dhe në vitin pasi ajo u largua nga detyra

Struktura e posaçme antikorrupsion pas nisjes së procedimit për katër tenderat sekret, ka hapur dhe një tjetër hetim. Burimet kanë bërë të ditur se ekspertët kanë zbarkuar në zyrat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ende nuk është bërë e ditur se cili është shkaku i kësaj nisme. Por mësohet se janë sekuestruar material të disa viteve.

Bëhet fjalë për materialet që kanë të bëjnë me tenderat e zhvilluara prej këtij institucioni.

Verifikimet janë kërkuar të nisin që prej fillimit të vitit 2016 por edhe më tej. Edhe pse institucioni ka qenë pak ose aspak në vëmendje të medias, duket se dyshimet për abuzime janë bërë që SPAK të kërkojë dosjet e plota për të mbikëqyrur të gjitha hapat e ndjekur.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-zbarkon-ne-fsdksh-sekuestron-dokumentat-e-tenderave-kur-drejtohej-nga-vjollca-braho

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended