Ora News - DPT: Gjatë periudhës qershor-korrik janë punësuar rreth 19 mijë të rinj
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë periudhës qershor korrik numri i të punësuarve sezonale ka arritur në rreth 19 mijë.

Sezoni turistik në vend përtej turistëve të huaj ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të të punësuarve kryesisht të rinj, të cilët punojnë në subjektet që operojnë përgjatë bregdetit.

Gjatë muajit gusht pritshmëritë për punësime janë edhe më të mëdha për faktin se konsiderohet muaji pik i cili ka fluks të shtuar të pushuesve gjatë bregdetit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kjo shifër ka rezultuar nga dhënat e nxjerra nga ?Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtas, si dhe të larguarve nga puna?.

Durrësi është qyteti i cili ka numrin më të lartë të rinjve të punësuar sezonal ku numërohen në total 7,657 e ndjekur nga Vlora me 4,200, më pas renditet Saranda, Shkodra dhe Lezha.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dpt-gjate-periudhes-qershor-korrik-jane-punesuar-rreth-19-mije-te-rinj
Recommended