'45 minuta', Alket Hyseni: Me këtë Vetting PD-ja do t'i presë krahët SPAK-ut

  • 6 years ago
I ftuar në studion e ?45 minuta?, deputeti i PS-së, Alket Hyseni ka folur mbi Vettingun e Politikanëve, ligjin për Teatrin Kombëtar dhe përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Lidhur me vettingun në politikë, Hyseni është shprehur se ai duhet të bëhet nga organet përkatëse dhe jo nga vetë politika pasi në këtë mënyrë nuk mund të sigurohet një proces i paanëshëm.

Mendoni që ju po më nxorri politika të pastër mua do të kundërshtojë SPAKU. Ne themi ndryshe. Të merren me libër shpie. Basha thotë më hetoni vetëm mua. Ne themi jo, do të hetohesh ti, baxhanaku, kunati dhe lidhjet e tua me krimin. Dhe jo vetëm ti por edhe të afërmit e tu do të shkojnë në burg për vepër penale.

Alket Hyseni, deputet i PS-së

Recommended