Komisioni për ngritjen e KQZ, Alket Hyseni: Rikthimi i PD-së në Kuvend tregoi se Basha gaboi

  • 3 years ago
Partia Socialiste ka vendosur të dërgojë si anëtarë në Komisionin e Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re, Alket Hysenin dhe Adnor Shametin, të cilët së bashku me Damian Gjinkuri do të jenë anëtarët e mazhorancës në këtë komision parlamentar.

Pas dy opozitave, edhe Partia Socialiste nuk vonoi për t?ju përgjigjur thirrjes së Gramoz Ruçit. Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti do të jenë tre anëtarët e tjerë të Komisionit të posaçëm në që do zgjedhë anëtarët e KQZ-së së re.

Gjatë një interviste për Report Tv, Hyseni tha se po punohet me ritme të shpejta dhe se puna nuk është ndalur asnjëherë për ngritjen e strukturave të reja të zgjedhjeve, në një kohë kur vetëm pak muaj na ndajnë nga mbajtja e tyre në 25 prill 2021.

?I janë përcjellë kryetarit të Kuvendit emrat për konfigurim e Komisionit të përzgjedhjes së trupave të KQZ-së, të cilat do të jenë struktura drejtuese të KQZ. Është vepruar në optimum të mandateve për shkak të daljes së datës së zgjedhjeve parlamentare dhe për te qenë shpejt me afatet, marrjen e vendimeve sa më të shpejta dhe organizimin e punës nga KQZ-ja e re", tha Hyseni.

Për herë të parë që pas djegies së mandateve PD po rikthehet në Kuvend. Për mazhorancën kjo dëshmon vendimmarrjen e gabuar të Bashës, dhe tolerancën e PS.

"Më në fund Partia Demokratike dëshmoi se ka gabuar në vendimmarrjen e saj për të lëshuar institucionet. Tashmë e ka kuptuar dhe ka ardhur në institucione. Kjo mundësi iu krijua falë tolerancës së mazhorancës për të krijuar institucione së bashku dhe për mos pasur kontestime për zgjedhjet parlamentare", tha Hyseni.

Recommended