Report TV-EKSKLUZIVE/ Ja arsyetimi i Gjykatës për të dënuar Tahirin vetëm për shpërdorim detyre
  • 5 years ago
TIRANË - Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht, arsyetimin e vendimit që Gjykata për Krime të Rënda dha një ditë më parë ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Një vendim që vuri në praktikë një procedurë jo shumë të praktikuar nga gjykatat shqiptare: Rrëzimin e dy akuzave të ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe ndryshon cilësimin ligjor të veprës penale. Nga dy akuzat për "trafik të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" dhe "grup i strukturuar kriminal", në atë të "shpërdorimit të detyrës".

Një vendim i cili, nga 12 vite që Prokuroria kërkoi dënim, u kthyen nga Gjykata në 3 vite shërbim prove, që në të njëjtën periudhë të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Recommended