Ekskluzive/ Meta: Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për mungesën e Gjykatës Kushtetuese

  • 5 years ago
#rtvora #intervista
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se partitë të largohen nga pozitat e të fortit për të bërë të mundur shmangien e krizës së pakthyeshme me pasoja të paparashikueshme. Kreu i shtetit thotë se tashme jemi në tehun e greminës.

Beti Njuma: Zoti President, së pari ju falënderoj për intervistën! Ju sot në mesditë zhvilluat një takim me partitë e Qendrës së Djathtë. Çfarë solli ky takim? Ju paralajmëruat rrezikimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Një deklaratë e fortë nga ana juaj.

Presidenti Meta: Besoj se ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila padyshim që rrezikon jo vetëm pluralizimin politik, por edhe vetë bashkëjetesën politike të arritur me aq sakrifica për gati tre dekada. Jo vetëm duke pasur në konsideratë faktin që të gjitha partitë parlamentare opozitare të zgjedhjeve të fundit të vitit 2017, jo vetëm kanë vendosur në bllok si forca politike të largohen nga parlamenti, por kanë marrë vendim për t?u mos regjistruar në zgjedhjet e dekretuara tashmë prej kohësh të 30 qershorit.
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended