Shkarkohet Kryetari i Gjykates Kushtetuese
  • 5 years ago
?Ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe shkarkimin nga detyra të Bashkim Dedjës. Ky vendim ka efekt të menjëhershëm?. Në këtë mënyrë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka larguar në mënyrë definitive nga sistemi i drejtësisë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas trupës së Kolegjit, Bashkim Dedja nuk mundet të justifikojë pasurinë, konkretisht tre apartamente, dy në Tiranë dhe një tjetër në Golem, si dhe ka mospërputhje të ardhurash për disa vite.

Dedja nuk ishte në sallë gjatë leximit të vendimit, ndërsa avokati i tij zgjodhi të mos flasë për mediat në fund të seancës. Ankimimi në Kolegj u bë nga Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Me shkarkimin e kryetarit, Gjykata Kushtetuese kthehet në një institucion thuajse inekzistent. Tashmë ka mbetur vetëm me një anëtare, Vitore Tushën, por edhe ajo me mandat të përfunduar dhe në pritje të zëvendësimit. Shkarkimi i Bashkim Dedjës pritet të sjellë probleme edhe në ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku Dedja përfaqëson Gjykatën Kushtetuese. Me largimin e tij, kjo gjykatë përfaqësohet vetëm me Vitore Tushën, e cila nuk ka zëvendësues.

Tv Klan
Recommended