Ora News - Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit konfirmoi sot në detyrë ish-gjyqtaren e Gjykatës për Krimet e Rënda, tani Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, Irena Gjoka.

Gjoka, e cila u hetua nga një trupë e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të hënën, iu vunë në dukje 3 momente të mosdeklarimit në kriterin e pasurisë, ndërsa u theksua se në një prej dosjeve të hetuara në kriterin e profesionalizmit ajo ishin gjetur shkelje procedurale të rënda.

Gjyqtarja pranoi mosdeklarimet, por tha se ato ishin harresa dhe keqinterpretim i ligjit. Ajo po ashtu tha se në dosjen në të cilën ishin gjetur shkelje të procedurës, kishte qenë në pakicë.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ku për të siguruar një emërim të përhershëm i nevojitet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-gjyqtarja-e-gjykat%C3%ABs-se-posacme-kunder-korrupsionit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended