Në gjykatën e posaçme vetëm ata që janë objekt i ligjit kundër krimit dhe korrupsionit
  • 3 years ago
Ergys Musta nga Kavaja nuk ka qënë asnjehëre i dënuar dhe as i hetuar.


Sidoqoftë 7 muaj më parë , OFL-ja i la si suprizë formularin e vetëdeklarimit dhe më pas i sekuestroi makinën. I vëllai dikur adoleshent u dënua për vjedhje me pasojë vrasjen, dhe ndonëse ky krim nuk është në kompetencë të SPAK, OFL-ja nuk dorëzoi emrin e djalit të dikurshëm problematik, por të vëllait që në kohën kur familjari kreu krimin ai ishte vetëm 12 vjeç.

OFL-ja vazhdon të shpërndajë në të gjithë vendin formularet e vetëdeklarimit të pasurisë ndaj të gjithë atyre shtetasve të dënuar apo ish të dënuar për krime të ndryshme.

Por Gjykata e Posaçme dhe SPAK-u kanë hyrë në diskutime dhe me shumë gjasë do ngrejnë tabelën Stop ndaj OFL-së, në mënyrë që të sjellë të seleksionuar në Gjykatën e posaçme vetëm ndaj atyre personave që janë objekt i ligjit për gjykatën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa për të tjerët t?i drejtohen një gjykate të zakonshme. Këto jane diskutimet e deritanishme të gjyqtarëve dhe SPAK-ut që sipas burimeve të Top Channel pritet në javët në vazhdim të formalizohen me propozime konkrete

Ndërsa mandatit njëvjeçar të OFL-së po i vjen fundi , SPAK-u deklaron për Top Channel se deri me tani në gjykatë janë dorëzuar vetëm 131 kërkesa sekuestroje, prej të cilave 48 çështje i janë kthyer pas Policisë për plotësim fashikulli. Saida Dollani, gjyqtare për median tregon me tej se çfarë ndodh në Gjykatë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#OFL#TopChannel
Recommended