Ora News - Pronat e krimit në konfiskim, SPAK dërgon në gjykatën e posaçme 11 kërkesa
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjashtë muaj nga akti normativ anti KÇK për sekuestrimin e pronave të krimit, vetëm 11 nga kërkesat e OFL janë dërguar në gjykatë nga SPAK për të kërkuar konfiskimin e pasurive për t'i kaluar në favor shtetit.

Numrin më të lartë të pasurive të dërguara për bllokim përbëjnë automjete disa prej të cilave të blinduara.

Në total deri tani është kërkuar konfiskimi i 11 mjeteve, 6 banesa dhe dy truaj me sipërfaqe të mëdha.

Ndër pronat që bien në sy dhe kanë më shumë vlerë është resorti "Golden" në Shijak i vëllezërve Hajri. Këta të fundit akuzohen në përfshirjen e rrëmbimit dhe pastaj vrasjen e Jan Prengës në janar të këtij viti ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Subjektet kanë 6 muaj afat që gjatë gjykimit në GJKKO të sjellin prova, faturta fakte dhe ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë. Deri tani asnjë nga këto pasuri për të cilat kërkohet konfiskim nuk është justifikuar me burime të ligjshme.

Të gjitha këto pasuri do të kalojnë në pronësi të shtetit ndërsa mbetet e paqartë se si do të përdoren ato më vonë pasi deri tani Drejtoria e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara ka dështuar me shitjen e pasurive të sekuestruara nga ligji antimafia.

Ndërsa shumë pasuri të sekuestruara nga OFL i janë kthyer policisë nga SPAK. Nga 31 janari 2020 nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri më datën 31 qershor 2020, policia ka paraqitur për vlerësim në prokurorinë e posaçme 80 raste sekuestrimesh duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri.

99 janë automjete dhe 49 pasuri janë të paluajtshme truall dhe objekte. Për 48 pasuri nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestrot në kushtet e emergjencës është vendosur kthimi i materialeve policisë së shtetit pasi sipas SPAK, provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme dhe për rrjedhojë kërkesat nuk kanë qenë të bazuara në ligj.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pronat-e-krimit-ne-konfiskim-spak-dergon-ne-gjykaten-e-posacme-11-kerkesa

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended