Ora News - OFL dërgon 243 kërkesa për sekuestro: SPAK pranon 102 pasuri, kthen 80 si të paligjshme
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në 5 muaj punë nga nisja e operacionit Forca e Ligjit, policia e shtetit ka dërguar në SPAK sekuestrimin e 243 pasurive, ku 102 prej tyre janë pranuar, ndërsa 80 të tjera konsiderohen si në kundërshtim me aktin normativ. Sipas drekuesit të SPAK, Arben Kraja, në qershor u dërguan për konfiskim 25 pasuri të dyshuara se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Policia e Shtetit në 5 muaj punë nga nisja e operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar në SPAK 92 raste sekuestroje për 243 pasuri, të cilat janë përkatësisht 137 automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Nga këto pasuri janë pranuar vetëm 102 prej tyre duke u cilësuar si sekuestro të ligjshme, ndërsa për 80 të tjera SPAK ka refuzuar duke i quajtur sekuestro në kundërshtim me aktin normativ.

Vetëm gjatë muajit të shkuar, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa konfiskimi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ofl-dergon-243-kerkesa-sekuestro-spak-pranon-102-pasuri-kthen-80-si-te-paligjshme

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended