Report TV - 1 miliardë lekë pasuri/ Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros
  • 6 years ago
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros mbi pasurinë e tij.

Ankimimi është depozituar pak ditë më parë, mëson Report Tv, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lenë në fuqi vendimin e prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e Llallës.

Gjyqtari Idriz Mulkurti ka rrëzuar kërkesën e Llallës për heqjen e sekuestros nga pasuria e tij. Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Llallës u mor më 23 korrik 2018.

Pasuria e Llallës kapte vlerën e rreth 1 miliardë lekëve dhe mes pronave të sekuestruara përfshihen toka, ara, ullishte dhe një apartament në Tiranë.

Ish-kryeprokurori akuzohet për disa vepra penale si ?pastrim parash?, ?refuzim të deklarimit të pasurisë?, ?mosdeklarim?, ?fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë?, ?Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?.

Çështja kundër Llallës ka nisur nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.

Llalla iu shmang Vettingut

Ish-kryeprokurori ka lenë detyrën në 8 dhjetor 2017, pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.
Recommended