Report Tv-Prokurori në Apel i Dritan Dajtit në Vetting: Vendimit do i bëjmë rekurs
  • 5 years ago
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda Artan Bajrmani ka dalë para komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa vlerësimi është bërë në tre shtylla; pasuria, figura dhe aftësia profesionale. ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se ka deklarim të saktë në përputhje me ligjin, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë, ndërsa nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Ndërkohë që nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi një pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti 6,5 milionë lekë. Shuma sipas prokurorit ishte dhënë nga baxhanaku, por nuk ishte përmendur në deklaratën e vettingut.

"Komisioni ka konstatuar pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti. Këtë shumë prokurori thotë se e ka paguar baxhanaku por se përmend në deklaratën e vetingut. Burim tjetër i të ardhurave është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milionë lekësh dhe shitja e shtëpisë në Gramsh në vlerën e 4000 dollarëve. Apartamenti 120 m2 u ble në vitin 2000 në shumën 6,5 milionë lekë në Golem i marrë me kredi. Kjo shumë e paguar, 1.5 mln lekë konfirmohet nga baxhanaku. Ky shtetas ka shlyer dhe detyrime të tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të dhe ky shtetas ka shlyer shumën prej 2.2 mln lekësh. Ai ka burime të ardhurash për të dhuruar këtë shumë. Për apartamentin 30 mijë euro nuk është paguar shuma prej 10 mijë eurosh. Apartamenti 55 metra katrorë është blerë në vitin 2006.
Recommended