Dosja e plotë/ Misteri, kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e Dritan Dajtit

  • 5 years ago
Një numër shqiptar që përdorej nga Dajti, para se të arrestohej në 7 gusht 2009 është kërkuar që të vihej në përgjim, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër. Nga përgjimet e bisedave nuk është përfituar asnjë informacion, për shkak se numri nuk u vu kurrë në përgjim. Po kush është personi në polici që e ndaloi një veprim të tillë sot e kësaj dite nuk dihet dhe se ka nevojë për hetim nga prokuroria. Kjo e fundit në konkluzionet përfundimtare prej 75 faqesh ka kërkuar dënimin me ?burg përjetë? të pandehurit Dajti dhe 10 milion lekë të vjetra.

Sipas akuzës, Dajti duhet të dënohet katër herë me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve dhe me 25 vjet burg për vrasjen e Ledion Marës. Ndërkohë në bashkim të dënimeve dënimi përfundimtar për të duhet të ishte ?burg përjetë? dhe 10 milion lekë gjobë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas dëshmisë së vetë oficerëve në 7 gushtin e 2009 ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpie me qëra shumë pranë Dajtit, për ta vëzhguar këtë të fundit, por më pas ka ndryshuar plani, duke urdhëruar arrestimin e tij. Madje në rrugë operative janë gjetur disa numra me qëllim vënies në përgjim të tij, por çuditërisht nuk është vepruar nga strukturat e larta të Policisë së Shtetit.

Recommended