Ora News - Sarandë, kontrollohet banesa e një prej gjyqtarëve që ulën dënimin e Dritan Dajtit

  • 5 years ago
#oranews #sarande #banesaegjyqtarit #dritandajti
Forcat Speciale kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 shkurt) në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën anulimin e dënimit me burg përjetë të Dritan Dajtit, dhe pranimin e gjykimit të shkuartuar duke i konvertuar dënimin në 25 vite burg.

Kontrollet janë bërë në banesat e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini, - i cili ka dy banesa në Vlorë dhe Tiranë - Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë - i cili ka banesa në Tiranë dhe Sarandë - dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër - i cili ka banesë në Lezhë

Ora 12:00 Policia: Ne banesa u gjeten mijera euro

"Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun." informon policia

Në Sarandë-Forcat speciale dhe FNSH kanë kryer kontrroll në mengjes edhe ne banesën e gjyqtarit Petrit Alia. Nuk ka informacion nëse janë gjetur shume parash, ndërsa mësohet se ne momentin e kontrollit nuk ka patur njeri në banesë.

Në Lezhë është ushtruar kontroll në apartamentin e Aleks Nikollës, gjyqtarit të Apelit në Shkodër në lagjen "Besëlidhja". Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon se policia nuk ka gjetur gjë të dyshimtë dhe është larguar.

Në Tiranë Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj duke raportuar direkt tha se në banesë gjyqtarit i janë gjetur një shumë mbi 15 mijë euro.

Në Vlorë-Pas kontrollit në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, janë gjetur disa sende, të sende të cilat janë sekuestruar.

"Aktualisht forcat operacionale të policisë së shtetit po ushtrojnë kontrollin në banesën e tij këtu në Tiranë. Nga të dhënat që kemi mësuar se gjyqtari ndodhet në banesë me familjarët e tij. Operacioni ka nisur që në orët e para dhe po vijon dhe në Vlorë e Lezhë,. Nga të dhënat e para është gjetur një shumë prej 15 mijë eurosh" raportoi gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj.

Kontrolli i befasishem- Ora News mësoi se kontrollet e befasishme në banesat e tre gjyqtarëve kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe janë bërë me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kush ishte pro dhe kush kunder- Vendimi për Dritan Dajtin u dha më 8 shkurt 2019 nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda. Tre gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimi kanë qenë pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.

Dy gjyqtarë, Fuat Vjerdha dhe Lindita Ho...

Recommended