Në vetting prokurori i dosjes 339/ Përfaqësuesi i OMN-së: Përdore makinën pa targa!
  • 5 years ago
Pa praninë e një avokati prokurori Vladimir Mara i cili njihet edhe si hetuesi i dosjeve të forta si 339 dhe dosjes Tahiri u paraqit para vettingut. Për të raporti i inspektoratit të deklarimit të pasurive dhe interesit ishte se Mara nuk kish asnjë problem me pasurinë dhe nuk kishte bërë fshehje të saj.

Edhe nga ana profesionale ai rezultoi në rregull dhe pa probleme në DSIK e kontakte me botën e krimit. Ndërsa përdorimi i një automjeti nga viti 2009-2013 pa e regjistruar në Shqipëri u konstatua si problem, cka u vu në dukje edhe nga operacioni ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i OMN-së Teo Jacobs tha se ?3400 e bleu kushëriri juaj në prill 2009 ndërsa në qershor ua shiti ju 3000? OK, lidhjet familjare. Sipas legjislacionit ju duhet të regjistronit makinën për 6 muaj. Por ju e keni përdorur nga 2009 deri në 2011. Ato targa që keni përdorur ka qenë fake pasi në Angli makina u ç'regjistrua që në 2009. Ju si prokuror si e bëni këtë??

Vladimir Mara u përgjigj duke thënë se ?E kam marrë mjetin me dokumentacionin përkatës. Në TIMS u regjistrua. Po ashtu kam marrë prokurë për përdorim mjeti sipas ligjeve në atë kohë. Kisha planifikuar të bëja gjitha procedurat por nuk mund të udhëtoja dot me këtë mjet. Kisha dy rruge ose ta ktheja në Angli ose ta modifikoja. Kërkoj rikonfirmim?.

Në vetting këtë të mërkurë ishte edhe Idriz Mulkurti aktualisht gjyqtar në apelin e krimeve të rënda, por më herët gjyqtar në shkallën e parë pranë krimeve. Mulkurti ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese që dënoi Dritan Dajtin, ndërsa në vetting ai s'u paraqit vetë por solli avokatin Sokol Hazizaj. Për Mulkurtin ILDKPI kishte konstatuar fshehje pasurie, deklarim të rremë cka u konfirmuan edhe nga KPK gjatë hetimit të saj. Vendimi për Marën dhe Mulkurtin do të jepen më datë 14 qershor.
Recommended