Ora News - "Burgu përjetë i Dritan Dajtit u kthye në 25 vite", prokuroria bën rekurs

  • 5 years ago
#oranews #dritandajti #25viteburg
Prokuroria thotë se do të bëjë rekurs vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda e cila i hoqi dënimin me burg për jetë për Dritan Dajtin pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, e dënoi me 25 vite burg.

Burime për Ora News nga Prokuroria bëjnë me dije se do presin zbardhjen e vendimit për të dorëzuar rekursin.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009.

Por më 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpëtoi nga ?burgimi i përjetshëm?

Kunder policet ne lirim- Vendimi nuk është pritur mirë as nga efektivët e policisë në lirim, të cilët e kanë parë këtë si demotivim.

"Cdo lloj vendimi që japin organet e drejtësisë të formës së prerë nga gjykata e Apelit që nuk është i drejtë ndikon në demotivimin e punës së policisë, në cfarëdolloj fushe që të jetë. Dhanë jetën 4 persona dhe nuk mund të quhet vendim normal"

Gjyqi - Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Ndërsa opozita akuzon kryeministrin si njeriun që urdhëroi këtë vendim.

Tëgjitha lajmet mbi Dritan Dajtin
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroria-do-beje-rekurs-pasi-burgu-perjete-i-dritan-dajtit-u-kthye-ne-25-vite
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended