Ora News - Prokuroria e Katanias kërkon 18.8 vite burg për Moisi Habilaj

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Katanias ka kërkuar mëngjesin e hënës 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilaj, i akuzuar për trafik droge.

Habilaj konsiderohet nga akuza si kreu i një karteli të specializuar droge që importonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Avokatët konfirmuan pretencën ndaj Habilaj për Ora News.

Pretenca e prokurorisë për të arrestuarit e grupit italo-shqiptar:

-Për Maridian Sulaj 12.4 vite burg

-Për Fatmir Minajn lirimi

-Nazer Seiti rrezikon 6 vite burg

-Për Antonio Rielan 15 vite burg

-Për Angelo Busaccan 8 vite burg

-Ndërsa Gianluca Passavanti rrezikon katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë

Për William Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano u kërkua 2.4 vite burg dhe 6000 euro gjobë.

Organizata kryente trafikun kryesisht nga deti me anë të anijeve të peshkimit dhe më pas u shitej klaneve mafioze në Katania, Siracusa e Ragusa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/Prokuroria-e-katanias-kerkon-18-vite-burg-moisi-habilaj

Recommended