Katania fundos Moisi Habilajn, kërkon 18 vite burg - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 18 vite e 8 muaj burg janë kërkuar nga prokuroria e Katanias, për Moisi Habilaj I konsiderohej kreu I grupit kriminal që merrej me trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë.Vlonjati Moisi Habilaj ishte I pranishëm në seancën ku u dha pretence për të gjithë të arrestuarit e një operacioni të madh të organizuar gati 1 vit më parë.Megjithatë Moisi Habilaj nuk tha asnjë fjalë për autoritetet italiane gjatë kësaj sance.Ndërkohe është dhënë pretenca edhe për shqiptarët e tjerë të arrestuar në këtë megaoperacion ku u përfshi edhe emri I ish ministrit të brendshm saimir Thiair, pasi Habilajt ishin kushërinjte e tij të larget e madje I kishin blere edhe makinën ish funksionarit të lartë të PS.Prokurori Antonio Bonono kërkoi 12 vitë e 4 muaj burg për Meridian Sulaj, 6 vjet burg për Nazer Seitin.I vetmi nga shqiptarët për të cilët është kërkuar lirimi është Fatmir Minaj. Sipas hetimeve të bëra nga drejtësia italiane, lënda narkotike trafikohej nëpërmjet detit me gomone dhe peshkarexha nga organizata e drejtuar nga Habilajt por edhe me ndihmen e disa personave me funksionë në policinë shqiptare.Më pas me të mbërritur ne Itali ajo merrej përsëipër nga grupet kriminale vendas të cilat e shpërndanin në Katania, Siracuza dhe Ragusa. Kësisoj një numër I madh italianesh gjithashtu janë arrestuar dhe për ta është kërkuar burg nga 2 vjet deri në 15 vjet.Përvec hetimeve të bëra në Itali, dosjes se pjesës më të madhe të personave të lartëpërmendur I është shtuar edhe një fashikull I hetimeve të bëra në Shqipëri nga Krimet e Rënda. Moisi Habilaj I është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve italiane në burgun Bicocca por deri tani kjo dëshmi nuk është zbardhur për mediat.

Recommended