Gjykata dënon me 10 vite burg Klement Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas 7 seancash gjyqësore, gjykata e krimeve të rënda dënoi me 15 vite burg Klement Balilin, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 10 vite burgim.Tre gjyqtarët Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaraj dhe Liljana Baku vendosën ta shpallin Balilin fajtor për 4 akuzat: trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim apo fshehje pasurie, si dhe pastrim parash.Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati dhe të afërm të Balilit, të cilët do ta çojnë atë në apel.Më herët, avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin, duke i konsideruar provat e siguruara nga prokuroria dhe autoritetet greke, si të pa bazuara.Në sajë të përgjimeve të kryera nga pala greke, prokuroria e akuzoi Balilin për trafikimin e rreth 700 kg kanabis, nga Shqipëria drejt Greqisë.Akuza kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, e pas vendimit të sotëm, nuk dihet nëse prokuroria do ta apelojë apo jo.

Recommended