Gjykata dënon Bashën për shpifje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës dënoi me 50 mijë lekë gjobë kreu e PD, Lulzim Basha, duke e akuzuar për shpifje.Deputeti socialist Taulant Balla e kallëzoi Bashën për shpifje, pas akuzave që ky i fundit bëri nga foltorja e kuvendit, duke deklaruar se shuma prej 3.4 milionë eurove e zbuluar në Toyota Yaris, i përkiste kreut të grupit socialist.Në shpalljen e vendimit gjyqtari Gerd Hoxha tha se Basha duhet të tregonte burimin ku kishte siguruar informacionin, ndërsa për përfaqësuesi ligjor i Bashës e quajti vendimin qesharak.Për deputetin Taulant Balla vendimi është historik, dhe pikërisht më 21 Janar.Balla tha se shuma prej 50 mijë lekësh do të shkojë për Fondin e Edukimit për të ndërtuar një çerdhe.

Recommended