Lobimi rus/ Gjykata e Apelit jep vendimin për Lulzim Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarë të tjerë demokrat.Shkalla e parë vendosi në muajin janar të pushojë cështjen ndaj kryedemokratit I cili akuzohej për falsifikim dokumentash. Të njëjtin vendim e la sot në fuqi edhe Apeli.Pushimi I cështjes vlen edhe për dy personat e tjerë të akuzuar, Arben Ristani dhe Ilir Dervishajt.Prokuroria i akuzoi tre zyrtarët e opozitës për falsifikim dokumentash lidhur me kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarëve.Këtë shumë, Kompania e Nik Muzin pohoi se i ka marrë nga tri pagesa në vitin 2017 për veprimtari lobuese në dobi të Partisë Demokratike.Partia Demokratike, sipas prokurorëve, nuk i deklaroi këto pagesa, i falsifikoi dokumentat dhe pranon vetëm një pagesë 25 mijë dollarësh.Por organi I akuzës fillimisht u tërhoq nga akuza e pastrimit të parave dhe I qëndroi vetëm falsifikimit të dokumentave, akuzë e cila u rrëzua nga Gjykata , shkalla e parë dhe Apeli për mungesë provash.

Recommended