Prokuroria turke kerkon 10 vite burg per Sinan Idrizin | Lajme - News

  • 4 years ago
10 vite burg ka kërkuar nga Prokuroria e Stambollit për Sinan Idrizin, bashkëpronarin e ?Air Albania? e njëkohësisht administrator i Flamurtarit.

Sipas medias turke ?karsmanset.com?, Idrizi akuzohet nga biznesmeni turk Adnan Polat dhe njëkohësisht ish-president i Galatasaray, paditi Sinan Idrizin për akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milionë Dollarë.

Këtë shumë Polat pretendon se ia ka dhënë Idrizit në formën e një garancie, për blerjen e një kompanie nafte.

Pas dështimit të marrëveshjes, në lajm thuhet se biznesmeni turk i kërkoi mbrapsht garancinë Idrizit, por nuk arriti t?i merrte paratë.

Nga ana tjetër Idrizi i ka mohuar akuzat duke e cilësuar këtë një lajm të sponsorizuar nga mediat turke dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë se kush ka të drejtë.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended