Shpëtoi Dajtin nga burgu përjetë, kolegët lënë pa para gjyqtarin: Nuk t'i kthejmë 17 mijë Eurot
  • 5 years ago
Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini, ka kërkuar t'i kthehen paratë e se sekuestruara në banesën e tij në sajë të aksioneve blic që u bënë me kontrolle në banesat dhe pronat e gjyqtarëve që morën vendimin që shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të të policisë në vitin 2009 në Durrës. Kjo kërkesë e Daminit, është refuzuar nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.

Bashkë me të, në hetim u vunë edhe dy kolegët, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e shpëton atë nga burgimi i përjetshëm.

Packa vendimit të kontrollit të banesave, ata vijojnë të ushtrojnë profesionin e gjyqtarëve, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësore, nuk fillon dot procedimin disiplinor pasi është kompetencë e Inspektoriarit të Lartë të Drejtësisë, i cili është institucion i ri dhe i vetëm që ka të drejtën e hetimit të prokurorëve e gjyqtarëve, që ngrihet nga reformimi i sistemit të drejtësisë.
Recommended