Report TV - Ja kontrolli i policisë në vilën në Sarandë të gjyqtarit që shpëtoi Dritan Dajtin
  • 5 years ago
Kjo video tregon momentin kur forcat speciale zhvillojnë operacionin blic në banesën në Sarandë të gjyqtarit Petrit Aliaj - gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Një vilë 4 katëshe e ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Sarandës. Aliaj është një nga tre gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, të dënuar për vrasjen e 4 policëve në 2009-ën. Aliaj ka edhe një banesë në qytetin e Tiranës, në të cilën forcat speciale kanë kryer gjithashtu kontrolle.
Recommended