Brahim Shima: Bazuar në provat e reja, prisnim heqjen e sekuestros për Rtv Ora dhe Ora News

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në sekuestro preventive pronat e presidentit të ?Yldon Media Group?, Ylli Ndroqi, mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dhe Ora News.

Drejtori i Informacionit në Rtv Ora dhe Ora News, Brahim Shima, tha se bazuar në provat e reja pritshmëritë ishin të mëdha të paktën për heqjen e sekuestros ndaj dy televizioneve.

Shima: Faktet e reja na bënë që të shpresonim që të paktën pjesërisht të ishin hequr sekuestrot. Në asnjë moment nuk jemi marrë me çështjen e zotit Ndroqi në televizion, as me SPAK as me gjyqtarët. I qëndruam drejtësisë. Duke qenë se fillesat e këtyre aktiviteteve janë marrë me kredi, janë pronë e bankës atëherë nuk do të kishte arsye se pse duhet të rrinin në sekuestro, mund të kishte bllokim aksionesh deri në mbyllje të hetimeve. Sekuestroja për televizionet duhej të rrëzohej. Ndoshta i lënë kohë prokurorisë të verifikojë provat që ka dërguar zoti Ndroqi në gjykatë.

Por ky vendim i Apelit po ndikon jo pak te stafi i gazetarëve, duke shtuar presionin dhe pasigurinë për të ardhshmen.

Megjithatë Shima ka bindjen se do të arrijnë ta përballojnë me sukses dhe këtë sfidë.

Shima: Nga fillimi i gushtit gazetarët kanë reaguar mjaft mirë, u janë përgjigjur sfidave. Sigurisht që ky vendim i dytë sjell ndikim qoftë edhe psikologjik te secili prej nesh. Vuloset fakti që një media e lirë jopublike është në varësi të një institucioni shtetëror. Ky fakt të krijon mjaft dyshime. Shpresa mbetet te rekursi që avokatët do të bëjnë në Gjykatën e Lartë për një vendim më të arsyetuar dhe të plotë. Tensioni është i madh, besoj që stafi që është krijuar në Rtv Ora dhe Ora News do të dijë ta përballojë dhe do të jetë në pritje të një hetimi i cili në dijeninë time zgjat dhe shpresoj që edhe ata që kanë mbështetur deri më sot me reklama dy televizionet tu qëndrojnë pranë pasi ne do tu qëndrojmë parnë qytetarëve dhe problemeve që do të ngrihen.

Bordi i dy televizioneve në një qëndrim të tij më herët ka folur për një goditje politike dhe Shima jep argumentet se pse.

Shima: Rtv Ora ka mbështetur që në fillesë reformën në drejtësi dhe shpresojmë që dikur të bëhet efektive dhe ndikimet politike të largohen. Do të shpresoja shumë si qytetar që hetimet e SPAK të nisnin nga zyrtarë të lartë të shtetit, do të sillte një shpresë te gjithëkush nga ne. Momentin që një media, e cilësuar kritike jo prej nesh por nga të tjerët, sulmohet disa herë në një kohë shumë të shkurtër nuk të lë mendim tjetër përveçse një sulm politik. Ligji funksionon me indicie por varet se kush i jep

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/brahim-shima-bazuar-ne-provat-e-reja-prisnim-heqjen-e-sekuestros-per-rtv-ora-dhe-ora-news/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora Ne...

Recommended