RTV Ora - Edi Reja publikon listën e lojtarëve të kombëtares, lë jashtë Sadikun dhe Kaçen
  • 5 years ago
#rtvora
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Euro 2020 kundër Francës në 7 shtator dhe Islandës në 10 shtator.

Vihet re në listën e teknikut mungojnë elementë si Armando Sadiku dhe Ergys Kaçe të cilët kanë qenë lojtarë kyç në suksesin e Euro 2016. Për sa i përket Sadikut, trajneri Reja shprehet se e ka lënë jashtë për arsye se ai nuk është aktivizuar me skuadrën e tij, Levanten.

Një tjetër lojtar që nuk është grumbulluar është dhe Eros Grezda. Por ai ka menduar t?i zënvendësojë me lojtarë të rinj si Rei Manaj, Klaus Gjasula dhe Keidi Bare që po bën një prezantim fantastik tek skuadra e Malagës në Spanjë.

?Kemi disa ndryshime në listë, rikthimi i Manajt që ka qënë edhe më parë. Për të mos harruar edhe Klaus Gjasulën, që ka fizikun që ne na duhet për këto ndeshje europiane. Gjithashtu edhe Egzon Binaku, që në ndeshjet e fundit ishte i dëmtuar?- shprehet tekniku Reja.

Për sa i përket ndeshjes me Francën, Edi Reja shprehet se do të bëjë më të mirën e mundshme por nga ana tjetër dhe trajneri i Francës Didier Deschamps e vlerëson ndeshjen me Shqipërinë si të komplikuar.

Në fushën e lojës Edi Reja mendon të aktivizojë lojtarët të cilët janë në gjendje më të mirë fizike të cilët kanë luajtur më shumë minuta gjatë miqësoreve.

?Siç e shikoni kemi shumë lojtarë të rinj në këtë listë. Federata më ka kërkuar rezultate sa më të larta, por edhe rinovimin e ekipit. Çekiçin e kemi ndjekur dhe ka pasur rendiment të mirë, por duhet të bëja një zgjedhje mes lojtarëve të vjetër që kanë dhënë kontribut të madh dhe atyre që unë i njoh? ? ka thënë Reja.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/edi-reja-publikon-listen-e-lojtareve-t-kombetares

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended