Llalla rekurs ne Gjykaten e Larte per sekuestrimin e pasurise
  • 6 years ago
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit që i sekuestroi një pjesë të pasurisë. Tv Klan mëson se ankimimi është depozituar pak ditë më parë në këtë gjykate. Lëvizja e Llallës vjen pasi edhe Gjykata e Apelit të Krimeve të Renda la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurisë me një vlerë rreth 1 milion Dollarë në Korrik të këtij viti.

Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe mbi 22 mije metër katror tokë arë në Tiranë të cilat sipas prokurorëve nuk janë të justifikuara .Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton ish-Kryeprokurorin për deklarim të rremë të pasurisë, mosdeklarim të hollash në kufi dhe pastrim parash.

Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua procesit të Vettingut. Ai kërkoi të largohej vullnetarisht nga sistemi, pasi dorëzoi tek presidenti Ilir Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar gjyqtar në apel.

Në fillim të këtij viti Adriatik Llallës iu ndalua të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara pas dyshimeve për përfshirje në afera korruptive.
Recommended