Top News - 8 kandidatë në ‘provim’/ Për 6 vende në Gjykatën e Lartë

  • 4 years ago
Pas tre anëtarëve të parë që u dekretuan dhe tashmë janë anëtarë të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe, vijon procesi për plotësimin e vakancave në këtë organ të rëndësishëm të drejtësisë.KLGJ
Për këtë qëllim, Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet për të shqyrtuar 8 kandidatura për 6 pozicione në Gjykatën e Lartë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, KLGJ-ja bëri të ditur se do të bëhet vlerësimi i kandidatëve Klodian Kurushi, Sokol Ibi, Albana Boksi, Alma Hicka, Klodiana Veizi, Manjola Xhaxho, Gentian Medja dhe Sokol Ngresi.

Procesi i verifikimit të kandidatëve pritet të marrë kohën e tij, dhe pritshmëritë e kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, janë që brenda vitit 2020 Gjykata e Lartë të bëhet me 10 anëtarë, nga 19 që do të duhet të ketë sipas përcaktimeve kushtetuese në ndryshimet që u bënë në vitin 2016 në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, Gjykata e Lartë tashmë do të përbëhet nga Kolegji Civil, Kolegji Penal dhe Kolegji Administrativ. E ndërkohë, sa i përket kritereve në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ai/ajo zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit.

Po ashtu, një e pesta e gjyqtarëve në këtë gjykatë përzgjidhet mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, juristë të nivelit të lartë në administratën publike apo edhe në të tjera fusha të jurisprudencës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataLarte#KLGJ#TopChannel

Recommended