Kryetarja e KLGJ: Mbi 34300 dosje stok! Ruçi: Shpallni vakancat për Gjykatën e Lartë e Kushtetuese
  • 4 years ago
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u shpreh se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është shtuar me 5654 cështje duke çuar në mbi 34300. "Sot janë 34300 çështje në total për të gjykuar në Gjykatën e Lartë. 5654 iu shtuan stokut vitin e fundit. 3 kandidatë u emëruan me dekret te presidentit, një është në shqyrtim.

KLGJ-ja hartoi edhe bazën ligjore për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve për ta plotësuar me gjyqtarë karriere, kemi hapur garën për 6 vende, kanë aplikuar vetëm 12 kandidatë, të njëjtët që kanë aplikuar më parë. Plotësimi i vendeve vakante.Aktualisht kemi një numër të vogël gjyqtarësh, nga 103 gjyqtarë vetëm 29 janë konfirmuar, 18 plotësojnë kriteret e eksperiencës. Numër i vogël kandidatësh që kufizon mundësinë e përzgjedhjes. Për pasoja procesi mund të cilësohet si i paracaktuar" tha ajo.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi kryetares së KLGJ-së që të hapë menjëherë garën për të gjitha vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, pasi wshtw kusht pwr integrimin.

"Të shpallen të gjitha vendet e lira në gjykatën e Lartë. Ju këtë cështje e latë të fundit, Kuvendi është i interesuar për gjithcka, por në radhë të parë edhe Kuvendi edhe publiku edhe partnerët janë të interesuar kur do të plotësohen vakancat në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Nuk ka asnjë arsye, as ligjore që ju mos hapjen e të gjitha vendeve, të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel për këtë cështje.
Recommended