Vakancat në Kushtetuese dhe rekomandimet e Venecias, Yuri Kim i shkon në zyrë Gramoz Ruçit
  • 4 years ago
Deklaratat e shpeshta kohët e fundit të ambasadores Yuri Kim për të ecur para me reformën në drejtësi dhe ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese ka bërë që ditën e sotme ajo t'i shkojë në zyrë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi pikërisht për plotësimin e vakancave në Kushtetuese.

Gjatë takimit Gramoz Ruçi është shprehur se "Kuvendi është i angazhuar në mënyrë maksimale për suksesin e reformës në drejtësi dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve si dhe nxitur integrimin e Shqipërisë dhe konsolidimin e demokracinë në vend". Pjesë e diskutimit kanë qenë dhe reforma zgjedhore edhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët, Yuri Kim kërkoi që institucionet të adresojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe se institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe nuk është koha 'për festa e valle'  pasi në atë opinion  asnjë institucion nuk  e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim.

Gjithashtu takimi vjen në të njëjtën ditë kur presidenti Meta i ka dërguar një letër Ruçit për t'u takuar ditën e sotme pikërisht për të folur për plotësimin e vakancave në Kushtetuese dhe adresuar të gjitha rekomandimet e Venecias.

Yuri Kim është takuar ditë më parë edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pikërisht që reforma në drejtësu të ecë para dhe të ketë një zbatim sa më të mirë.
Recommended