RTV Ora - Kryetarja e KLGJ: Në shtator kemi emërimet e para në Gjykatën e Lartë
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, u shpreh besimplotë se në shtator do të kemi emërimet e para në Gjykatën e Lartë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se sistemi i drejtësisë po vuan për shkak të mungesës së gjykatës, por shtoi se nuk mund të futen njerëz në sistem të paverifikuar dhe të pavetuar.

Llagani: Jemi koshient që sistemi sot po vuan dhe është në situatë të vështirë dhe një pjesë e gjyqtarëve po largohen nga sistemi për shkak të integritetit dhe elementëve të tjerë. Nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të pa verifikuar dhe të pa vetuar. Për këtë Këshilli ka marrë si emergjencë hartimin e dy projektrregulloreve. Është hera e parë që kandidatët që do të shkljnë në Gjykatën e lartë do ti nënshtrohen një procedure me kritere objektive, kjo është risi e reformës. Lidhur me pyetjen se kur do të bëhet efiçente Gjykata e Larta, gara për kandidatë jo gjyqtarë është hapur.Jam optimiste se në vjeshtë do të kemi emërimet në Gjykatën e Lartë. Kur them në vjeshtë. Në shtator do të jemi gati të kemi Gjykatën e Lartë dhe emërimet e para.

Në Komisionin e Ligjeve nuk mungoi dhe një debat mes deputetëve Hysi dhe Fino.

Vasilika Hysi: Nuk do të duhet të pritej kuvendi i Shqipërisë që ju të raportoni për të njohur publiku se çfarë ka bërë KLGJ. Ka vend për më shumë komunikim me publikun dhe transparencë pasi keni bërë një punë kolosale që edhe ne si deputetë do të mund ta mësonim kur të merrnim raportin.

Bashkim Fino: Ne e kemi mësuar më përpara. Ti e mësove tani. Ne e dinim përpara punën e saj të mirë, ti e mësove tani.Mos na përgjithëso ne të tjerëve. Fol për vete, mos fol për të tjerët, kujdes.

Vasilika Hysi: Thashë për veten time.

Bashkim Fino: Për veten tënde po, por jo për ne. Ti fole dhe për ne. Dhe ne deputetët, the, sot e morëm vesh që ka punuar.

Vasilika Hysi: E bërë lajmin zoti Fino.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryetarja-e-klgj-ne-shtator-kemi-emerimet-e-para-ne-gjykaten-e-larte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended