Ora News - Gert Shella: Në Gjykatën e Lartë 30 mijë dosje, duhen 20 vite për tu shqyrtuar
  • 5 years ago
#rtvora

Drejtori i projektit INFOÇIP, Gert Shella është shprehur se në gjykatën e Lartë aktualisht pritet që të shqyrtohen rreth 30 mijë dosje.

Në një njoftim për mediat, Shellla tha se nëse Gjykata e Lartë plotësohet me trupë gjykuese prej 19 anëtarësh, do duheshin 20 vite për të mbyllur të gjitha dosjet.

Ai shtoi gjithashtu e INFOÇIP vlerësoi se për mbylljen e dosjeve në 10 vite duhet që trupa gjykuese të marrë vendime për rreth 3000 rekurse në vit.

Gert Shella: "Aktualisht në këtë gjykatë pritet të shqyrtohen 30 mijë dosje. Vlerësimi i fundit i bërë në vitin 2018, me datë 31 dhjetor, flet për 28863 dosje të cilat padiskutim në 2019 kanë ardhur duke u rritur në rreth 30 mijë. INFOÇIP vlerëson se nëse Gjykata e Lartë do plotësohej me trupë gjyqësore prej 19 anëtarësh, aq sa ka pasur në parashikimet e vjetra ligjore dhe nëse Kolegji do të niste sot punën rregullisht për të marrë vendim për rekurset që pritet të shqyrtohen do të duheshin 20 vite.

E përsëris për 30 mijë rekurse që presin në Gjykatën e Lartë nevojiten me ritmet e përllogaritura nga studimi 5-vjeçar rreth 20 vite kohë për tu shqyrtuar. Mesatarja nuk është marrë ajo e vitit 2019 dhe as ajo e vitit 2018 por koeficienti më i mirë që përfaqësohet nga koha e shqyrtimit në vitin 2015.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gert-shella-ne-gjykaten-e-larte-30-mije-dosje-duhen-20-vite-tu-shqyrtuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended