Top News - Ngërçi, Gjykata e Lartë/ SHBA, ekspertize për 35 mijë dosje
  • 4 years ago
Apeli për të bërë gjithçka që Gjykata e Lartë të vihet në funksionim ka vënë në punë edhe ekspertë amerikanë. Largimi i pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga frika e përballjes me Vetingun si dhe shkarkimi i të tjerëve për fshehje pasurie, me përjashtim të Ardian Dvoranit, ka rritur stokun e dosjeve që presin të gjykohen, duke e çuar numrin e dosjeve në rreth 35 mijë në total.

Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nënshkruar një memorandum me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për të ulur numrin e dosjeve stok që presin të gjykohen. Sipas dokumentit mes palëve, 20 janë pikat e planit të USAID, për të ndihmuar autoritetet shqiptare për uljen e dosjeve.

USAID do të bëjë përshkrimin e punës si dhe do të rekrutojë në bashkëpunim me KLGJ personat që do të bëhen pjesë e ekipit, i cili do të seleksionojë dosjet që duhet të shqyrtohen me prioritet nga trupa gjykuese të Gjykatës së Lartë. Ekipi do të kryejë edhe detyra të tjera administrative, duke asistuar ndihmësit e gjyqtarëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataLartë#TopChannel
Recommended