Ora News – Bllokohet Gjykata e Lartë, 29 mijë dosje në pritje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë pas zgjedhjes në detyrë nga organet e reja të drejtësisë i pret një ngarkesë e jashtëzakonshme si pasojë e grumbullimit të dosjeve të pashqyrtuara në katër vitet e fundit.

Zyra e shtypit ka publikuar statistikat e vitit 2018 ku deri në datën 31 dhjetor numërohen 28,863 çështje në pritje për tu marrë në shqyrtim.

Problematika me zvarritjen e dosjeve filloi në vitin 2015 kur anëtarëve të Gjykatës së Lartë u mbaroi mandati, ndërsa 7 gjyqtarët e rinj nuk u emëruan për shkak të ngërçit të dekreteve te presidentit në kuvend.

Nga 19 anëtarë që është organika e plotë, aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 3 anëtarë. Përveç bllokimit të emërimit të 7 anëtarëve në parlament, vendet e tjera mbetën vakante për shkak të vonesës në hartimin e paketës që reformës në drejtësi dhe zvarritjeve në procesin e formimit të organeve të reja të sistemit, siç është KLGJ i konstituuar pak javë më parë.

Në katër vitet e fundit gjykata vazhdoi punën me staf të reduktuar, ndërkohë që numri i çështjeve që kanë mbërritur për shqyrtim ka ardhur në rritje duke krijuar kështu stokun e dosjeve në pritje për shqyrtim edhe pse të gjitha janë me afate.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokohet-gjykata-e-larte-29-mije-dosje-ne-pritje

Recommended