Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen

  • 5 years ago
Gjykata e Lartë e cila pas Vetting-ut dhe dorëheqjeve ka mbetur me 4 anëtarë nga 19 që duhet të ketë sipas organizes, është përfundimisht në kolaps edhe me cështjet e prapambetura në pritje për t?u shqyrtuar.

Administrata e kësaj gjykate ka bërë publike këtë të mërkurë shifrat e backlock-ut të cilat tregojnë se viti 2018 është mbyllur me 28863 dosje që flenë në bodrumet e kësaj gjykate.

Sic dhe shihet nga kjo tabelë rezulton se 2018 është viti rekord me dosje të prapambetura dhe të pashqyrtuara me trefishin e atyre që kanë qenë në 2015. 2015 regjistron 13048 dosje për t?u rritur më pas ky stok me 16127 në 2016 dhe me 2200 në 2017.

Recommended