Ora News - Urdhri i Farmacistëve ngre alarmin: Një biznesmen i fuqishëm po synon monopolin
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Urdhri i farmacistëve ka ngritur alarmin se grupe apo individë të caktuar kërkojnë të blejnë farmacitë për t?i bërë pjesë një një rrjeti të madh farmaceutik. Sipas tyre kjo do të thotë, monopolizim i këtij tregu. Urdhri i Farmacistëve ka kërkuar të merren masa nga institucionet përkatëse, por ende nuk ka një përgjigje.

Urdhri i Farmacistëve ka denoncuar se po tentohet të monopolizohet tregu farmaceutik.

Përmes rrjeteve sociale Urdhri i Farmacistëve deklaron se një person i cili pretendon se është investitor i madh kërkon të blej farmacitë. Ky fakt, sipas Urdhrit të Farmacistëve lë dyshime se po tentohet të gllabërohet biznesi farmaceutik.

?Nuk kemi më nga një kërcënim por nga një zënie fryme nga zhvillimi i furishëm që po pësojnë rrjetet farmaceutike?.

?Do të doja të diskutoja me ju mundësinë e blerjes së kompanisë suaj. Aktualisht jam në procesin e ndërtimit të kompanie unike në llojin e saj në industrinë e shëndetësisë.? thuhet ndër të tjera në emailin që u është dërguar farmacistëve.

Kjo do të sjellë një zhvendosje të vëmendjes kryesore të farmacistëve, nga kujdesi kryesor, te realizimi i kuotave të përcaktuara nga pronari i rrjetit farmaceutik.

?Nga kolegët tanë të cilët punojnë pranë rrjeteve farmaceutike, jemi informuar se janë të diktuar në punën e tyre. Për të kapur një target xhiro të caktuar?.

Drejtorja këtij institucioni, thotë se pasoja negative do të sjellë edhe të të diplomuarit e rinj.

?Fakulteti i mjekësisë dega farmaci nuk do prodhojë më individë të cilët do të kenë mundësi që të operojnë në rrjetin e hapur në pavarësi profesionale, por do të jenë të destinuar t?i nënshtrohen kërkesave të punëdhënësit?.

Sipas urdhrit të famacistëve, kjo vjen si pasojë e problemeve dhe hendeqeve të ligjit për barnat dhe farmacitë.

Për të gjitha këto shqetësime, urdhri i farmacitëve ka kërkuar nag institucionet përkatëse të merren masa, por sipas saj, pas gati një muaji askush nuk ka reaguar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/urdhri-i-farmacisteve-ngre-alarmin-nje-biznesmen-i-fuqishem-po-synon-monopolin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended