Berisha ngre alarmin se ka rënë zjarr në Spitalin e Durrësit...ishte thjesht një trajnim
  • 5 years ago
Qe me ish-kryeministrin Berisha tallen të gjithë dhe gjithçka i shkon në inbox-in e Facebook-ut ai e poston si të vërtetë është një fakt i pamohueshëm. Natyrisht ai nuk i bën nga budallallëku, por për efekt politik, ku duke dezinformuar tenton të kapë ndonjë pikë politik.

Por rasti i sotëm është qesharak sa s?thuhet.

Berisha ka postuar në facebook një video duke shkruar se në Spitalin Rajonal të Durrësit ka rënë zjarr, specifikisht në dhomën e oksigjenit.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Ne spital nuk ka rënë asnjë zjarr, por është zhvilluar një trajnim për menaxhimin e Urgjencave mjekësore, në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe drejtorisë se zjarrfikëseve Durrës.

Këtë e kishte lajmëruar më herët vetë spitali siç shihet edhe më poshtë:

?Trajnimi: ?Menaxhimi i Urgjencave mjekesore u finalizua sot me realizimin e nje demostrimi praktik.Kjo prove u realizua me sukses me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e policise se shtetit dhe drejtorise se zjarrfikseve Durres.Nje falenderim shkon per te gjithe aktoret e ketij demostrimi dhe veçanerisht per stafin e Infermiereve te Spitalit Durres.?
Recommended