Ora News - Shehi ngre alarmin për policinë: Xhafaj duhet të largohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se trupa e policisë nuk është në gjendje të luftojë krimin, duke shtuar se ministri i Brendshëm duhet të largohet për shkak të vëllait të tij.

Pjesë nga debatet:

Shehi: Policia është bërë një trupë problematike. Nuk është në gjendje ta bëjë detyrën. Ka vite kjo punë. Ai Tahiri nuk është se qe i rrezikshëm sepse thjesht la të mbillet drogë. Absolutisht kjo është kriminale, por sepse përdori policët për të numëruar drogën, për të numëruar parcelat, i bëri brigadierë. E përdori trupën e policisë në mënyrë kaq të hapur sa ka pasur shkelje kushtetuese të rënda. Nëse e mbani mend, policët kur u largua, policia doli me parullë me uniforma të policisë. Thua se kjo është policia e Partisë Socialiste. Në cilin shtet mund të ndodhi kjo?!

Trupa e policisë nuk është në gjendje më të përballet me krimin. Kush është ai shqiptar i varfër që kur të hedh në rrugë shteti, të marrë pushkën dhe t'i bie atij vrasësit që një natë përpara mund të ketë qenë duke ngrënë darkë me drejtorin e policisë, me zv/ministri, edhe me ministrin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shehi-ngre-alarmin-policine-xhafaj-duhet-te-largohet

Recommended