Zjarr në Spitalin e Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një zjarr ka përfshirë spitalin e Durrësit mesnatën e së premtes. Godina 4 katëshe ku gjenden pavionet e kirurgjisë, ortopedisë, okulistikës dhe neurologjisë, u përfshi shumë shpejt nga një tym i dendur. Ka qënë ora 00.30 kur është njoftuar stacioni zjarrfikës, ndërsa efektivë të tij së bashku me automjete mbërriten shumë shpejt ne vendngjarje. Afro 100 paciente qe gjendeshin te shtruar jane evakuuar drejt reparteve te tjere te spitalit. Duhet theksuar se nuk ka djegie të mjediseve të brendshme, por nga tymi i dendur është larguar i gjithë personali dhe pacientët. Drejtorësha e spitalit Nadire Jani tha sot ne mëngjes se 100 pacientet i larguam per afro 30 minuta, ndersa 5 prej tyre i derguam ne Tirane. Ajo shtoi se dy kate te kesaj godine mund te behen funksionale qe sot pasi te pastrohen dhe sistemohen mga e para, ndersa për dy katet e tjera do te duhen disa dite. Dyshohet se shkak I zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.
Recommended