Zjarr e viktima në spitalin Amerikan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas një zjarri, i cili përfshiu repartin e hemodializës në spitalin Amerikan në Tiranë. Shkak i zjarrit dyshohet një sherr mes një pacienti dhe një personi që vinte nga jashtë spitalit. Sipas drejtorit të zjarrfikësve, ai tentoi t?i vinte flakën një personi tjetër, ndërkohë që burime pranë uniformave blu thonë se viktime mbeti një paciente, e cila u asfiksua. Ende nuk ka një informacion zyrtar të ngjarjes, por mësohet se nga sherri i dy personave u asfiksua një paciente, e cila nuk kishte lidhje me konfliktin. Nga të dhënat e para personi u fut me një shishe benzine brenda shërbimit te hemodializës dhe vuri flakën ambienteve, të cilat edhe për shkak të lëndëve djegëse u dogjën menjëherë. Në repart ndodheshin dhe 25 paciente te tjerë, ndërsa të lënduar mbetën dhe dy infermiere të pavionit.

Recommended