Plehrat, jo në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia e Durrësit hedh poshtë zërat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllja e vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, ka bërë që prej disa ditësh Bashkia e Durrësit të kërkojë vende te tjera. Pas protestave të banorëve në Sukth dhe Manzë të cilët kundërshtuan depozitimin e mbetjeve u përfol se po shihej mundësia se do te depozitoheshin në gjirin e lalëzit, e më konkretisht pranë plazhit të Shën Pjetrit. Por një lajm i tillë nuk rezulton i vërtetë. Grupi i xhirimit të ?Vizion Plus? ishte këtë të mërkurë në Gjirin e Lalëzit, ku monitoroi nga afër situatën.Në terren pamja flet vetë: kudo ka kazanë për mbeturinat, si anës rrugës ashtu dhe brenda zonës së plazhit. Ndërkohë edhe vetë banorët shprehen se e gjithë zona është e pastër dhe se nuk kanë problem me çështjen e mbetjeve.Në lidhje me këtë problematikë, ?Vizion Plus? u interesua edhe pranë Bashkisë së Durrësit, e cila bëri me dije se mbetjet nuk janë depozituar asnjëherë në Gjirin e Lalëzit.Sipas autoriteteve vendore, të gjitha mbetjet urbane për katër muajit e ardhshëm do të depozitohen në landfillin e Sharrës. Kjo pasi Ministria e Financave i ka akorduar bashkisë një fond prej 1.5 mln eurosh me qëllim mbulimin e kostos së transportit.
Recommended