Report TV - Veliaj - Kur plehrat i hedh në rrugë, ç'e do patriotizmin

  • 6 years ago
Në aktivitetin ‘Samiti i Studentëve 2018’ kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me anëtarët e FRESSH, u shpreh se të rinjtë duhet të sjellin një tjetër frymë në shoqëri.
‘Ka njerëz që hanë fara dhe pinë kafe dhe thonë nuk ka punë. Në një kohë që nuk kishte internet, njerëzit u organizuan nga vende të ndryshe dhe morën një vendim me rëndësi duke vendosur fatin e kombit.

Sot duhet të kemi pavarësi nga injoranca dhe nga zhuli. Çfarë kuptimi ka termi ‘O sa mirë me qenë shqiptar’ kur plehrat i hedh në rrugë. Ç’e do patriotizmin, kush po e sulmon Shqipërinë? Vetë po e sulmojmë. Sot një tjetër problem është bulizmi.

PS do të vijojë që të fitojë, sepse funksionon me logjikën që duhet të hapemi akoma më shumë. Modestia dhe përulësia kanë një vlerë të veçantë.

Recommended