Report TV -Investim 10 milionë euro, ja si duket kolektori i ri në Gjirin e Lalëzit

  • 5 years ago
Një investim prej 10 milionë eurosh është realizuar në zonën e Gjirit të Lalëzit për të ndërtuar impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza. Ky impiant në fazën e parë do të mbulojë nevojat e 15 mijë banorëve, për tu zhvilluar në një fazë tjetër deri kapacitetin përpunues për 30 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga zv.ministri, Hantin Bonati ka kryer një inspektim në impiantin e ri, për t?u njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe afatin e dorëzimit përfundimtar të kësaj vepre mjaft të rëndësishme për një zonë shumë të frekuentuar turistike, siç është gjiri i Lalëzit.
Drejtori i Drejtorisë së Ujësjellës ? Kanalizimeve në Bashkinë e Durrësit, Spartak Kovaçi e ka njohur ministren me teknologjinë e instaluar në këtë impiant, një teknologji bashkëkohore, për herë të parë e përdorur në rajonin tonë. ?Them që është mjaft e veçantë sepse mund të jetë dhe e vetmja në rajon që ka këtë lloj vaske. Kursen hapësirë dhe ka një mirëmbajtje më të lehtë në të ardhmen?, ka thënë Kovaç

Recommended