Ora News - Ja si do të duket Tirana me projektin e ri të Unazës së Madhe
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.

Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Afrim Qendro , kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Valdrin Pjetri, drejtor i pergjithshem i ZRPP dhe Indrid Konomi, nendrejtoreshe e pergjithshme e ALUIZNI-t dolën sot paradite në një konferencë për median lidhur me projektin e Unazës së madhe, loti nga "Shkolla Teknologjike tek sheshi Shqiponja" që po shoqërohet me protesta nga banorët, objektet e të cilëve preken nga gjurmët e projektit.

Sa objekte preken?

Qendro ka bërë të ditur se janë bërë verifikimet e dokumenteve për objektet që shemben në ndërtimin e rrugës në Shkozë dhe në Unazën e Re.

Afrim Qendro: "Nga verifikimi paraprak, për të pesta lotet e të dyja projekteve, na del në total:
317 objekte nga të cilat
163 objekte janë në proces legalizimi dhe do të jenë të skualifikuara nga ALUIZNI
123 objekte janë me vërtetim pronësie
kemi disa objekte të tjera për të cilat, me verifikimin nuk ka asnjë lloj informacioni sepse ose nuk ka pasur banorë në banesa ose nuk kanë dashur të japin informacionin përkatës."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-do-shemben-317-objekte-skualifikohen-163-objektet-ne-proces-legalizimi
Recommended