Përplasen dy tragete në portin e Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Si pasojë e erërave të forta dhe detit të trazuar, dy tragete janë përplasur mbrëmjen e kësaj të mërkure në portin e Durrësit. Tragetet ishin të linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.Nga përplasja, nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.Kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur njëri prej trageteve ka qenë i ankoruar në Port, ndërsa trageti tjetër do të nisej për lundrim.Sipas MeteoAlb: VIJON rënia e vlerave barike duke bërë që vranësira të dendura dhe reshje shiu të mbizotërojnë në zonat bregdetare POR në zonat malore do ketë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike MBETEN deri në pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht duke ri-kthyer kthjellimet në vend.Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 14°C.Era do fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.Rajoni dhe EuropaRajoni i Ballkanit paraqitet me vranësira dhe reshje të herë pas herëshme, po ashtu pjesa më e madhe  e kontinentit VIJON me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. NDERSA Europa Jugore PARAQITET në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët mbetet mbizotërues.

Recommended